Në fund të klasës së nëntë të shkollës fillore, ju i nënshtroheni kontrollimit ekstern të njohurive të njohur për ju si “Matura e Vogël”. Matura e Vogël është një kontrollim ekstern i njohurive që zbatohet sipas rregullave të përcaktuara në mënyrë që nxënësit në të gjitha shkollat t’i nënshtrohen provimit në kushte të barabarta: Të gjithë nxënësit i nënshtrohen provimit në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë dhe zhvillojnë të njëjtin test.

Në Maturën e Vogël jepen tri lëndë. Provimet jepen tri ditë rresht, një ditë-një provim:

  • Dita e parë – Gjuha malazeze-serbe, boshnjake, kroate dhe letërsia/ Gjuha shqipe dhe letërsia
  • Dita e dytë – Matematika
  • Dita e tretë – Një lëndë sipas zgjedhjes. Mund të zgjidhni një nga lëndët e dhëna: Gjuhë angleze, Gjuhë Ruse, Gjuhë italiane, Gjuhë gjermane, Gjuhë frënge, Biologji, Kimi, Fizikë, Gjeografi dhe Histori.

Vodič IX_2024_2025ALB (adobe.com)