Provimi i Maturës/Provimi Profesional është kontrollim i standardizuar i arritjeve shkollore të nxënësve në përfundim të arsimit të ,mesëm katërvjeçar. Provimit të Maturës i nënshtrohen nxënësit e programeve të arsimit të gjimnazit të cilët me dhënien e Provimit të Maturës e përfundojnë arsimin e mesëm, si dhe personat të cilët e kanë përfunduar kursin e Maturës. Provimit Profesional i nënshtrohen nxënësit të cilët e kanë përfunduar vitin e katërt të programeve të arsimit profesional dhe artistik, personat që kanë përfunduar vitin e katërt të gjimnazit dhe kursin profesional, si dhe personat që kanë përfunduar shkollën profesionale trevjeçare, të cilët kanë dhënë provimin përfundimtar dhe të cilët kanë kryer arsimin plotësues në kohëzgjatje prej dy vjetësh.
Qëllimi i futjes së këtij provimi është përmirësimi i cilësisë së arsimit, një vlerësim sa më objektiv dhe uniform i arritjeve të nxënësve, bazuar në standarde të matshme njohurish.
Provimi i Maturës përbëhet nga një pjesë e detyrueshme dhe pjesa me zgjedhje. Të gjitha lëndët mësimore në Provimin e Maturës jepen nëpërmjet zhvillimit të testit. Standardi i Maturës së një lënde paraqet njohuritë që duhet të fitojë një nxënës në përfundim
të arsimit në gjimnaz dhe shprehet me numrin e orëve të nevojshme për ndjekjen e mësimit për të fituar të drejtën për të dhënë një lëndë të caktuar në Provimin e Maturës.
Brosura MiS_2024_2025 ALB (adobe.com)
